Afaristët e zejtarët të Prizrenit kundër taksës komunale për bizneset…

0

Heqja e pjesshme e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste e propozuar nga Komuna e Prizrenit nuk i ka kënaqur afaristët dhe zejtarët e kësaj komune. Këta të fundit gjatë debatit publik të organizuar për propozim-rregulloren për tarifat, ngarkesat dhe gjobat nga shërbimet komunale edhe një herë kanë insistuar se aplikimi i kësaj takse është i padrejtë dhe se si i tillë duhet të hiqet në tërësi.

Zyrtarët e Drejtorisë së ekonomisë janë përpjekur që të japin sqarime në këtë drejtim, duke shtuar se do t’i shqyrtojnë edhe një herë këto kërkesa të shoqatave të afaristëve dhe zejtarëve të Prizrenit. Mirëpo kanë sqaruar se vendimi merret nga anëtarët e Kuvendit të Komunës gjatë shqyrtimit të propozim- rregullores në këtë organ vendimmarrës, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Ekonomisë, Ertan Simitci, ka bërë të ditur se Komisioni përkatës komunal ka dalë me propozimin që vetëm dy kategori të caktuara të bizneseve të ngarkohen me taksa komunale prej 1 mijë eurove, respektivisht 800 eurove derisa pjesa tjetër dërrmuese, përkatësisht bizneset e vogla dhe të mesme parashihet që të lirohen në tërësi nga ky obligim.