Nisma e rinisë socialdemokrate në Prizren shtron iftar për shoqatën e personave me nevoja të veçanta “Hadër”

0

Rinia e NISMA Socialdemokrate-DEGA në Prizren, përmes një aktiviteti simbolik shtroi iftar për shoqatën “Hadër”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate dega në Prizren.

“Kryetari i Rinisë Edin Shehu falenderoi shoqatën për mikpritjen dhe tha se në këtë muaj të rëndësishëm për gjithë besimtarët musliman, duhet të ketë më shumë solidaritet mes njerëzve, sidomos me ata në nevojë”, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren./04online.info/