Troje, shtëpi e vetura, kjo është pasuria e Kujtim Gashit…

0
Fotografia nga Arkiva

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kap shifrën 340 mijë euro.

Në pasurinë e paluajtshme të ministrit të Ministrisë së Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, hyjnë dy shtëpi me truall, njëra kap vlerën 60 mijë ndërsa tjetra 140 mijë. Përveç shtëpive, ministri Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se posedon edhe dy troje, 1 hektarë që ka vlerë 80 mijë euro dhe 20 ari që kanë vlerën 60 mijë euro, të trashëguar poashtu nga prindërit e tij.

Të deklaruara si pjesë e pasurisë së luajtshme janë katër vetura, të cila janë deklaruar si pronësi e bashkëshortëve jashtëmartesor, vlera e të cilave është 34 mijë euro. Vetëm njëra veturë është marrë me kredi në vitin 2009, ndërsa të tjerat janë shënuar si ndërrim tek prejardhja e pasurisë.

18 mijë e 691 euro, ministri Kujtim Gashi, ka deklaruar se i ka para të gatshme në bankën së bashku me 5 mijë e 200 euro të vendosur po ashtu në bankë por në emër të fëmijëve.

Të ardhurat vjetore të ministrit të kulturës përfshijnë pagën e tij nga qeveria 1 mijë e 173 euro, pensione të prindërve 370 euro, si dhe 208 euro nga honorare dhe 1 mijë e 400 për mëditje jashtë vendit./ Kult Plus