Injorantat e sotit postmodernist…

0
  1. Injorantët, janë një “komunitet” sociologjik, të cilët i kemi mjaft aktiv dhe me bollëk, gjithandej në ambientet tona socio-politike, kulturore, etj.. Edhe këta sikurse servilët, janë ambientuar, e besa edhe familjarizuar aq shumê në jetën e përditshme, sa si “specie” e rrallë që janë, i kemi tash edhe për “eksport”…😞
  2. Veçantia identifikuese e injorantit të certifikuar si (post)modernist, shquhet me aftësinë e akomodimit të shpejt social, dhe me mundësinë konvertimin e sigurt moral. Si individ; Ai të fyen kur e shoqëron; të blasfemon kur e braktis; të mban borxhli nëse të jep diçka dhe tregon mosmirënjohje nëse i jep diçka; të tradhton nëse ia beson një sekret; të akuzon nëse të tregon një sekret…😕!
  3. Si grup social, ata bëhen shpejt mospërfillës dhe mosmirënjohës të ashpër dhe të vrazhdë, kur pasurohen; mohues të haptë ndaj mirësive dhe dhuntive kur varfërohen; e teprojnë tejmase kur lumturohen, ndërkaq, trishtohen kur u humbet torrua dhe shpresa në jetën sociale😠!

Shkruan: Fadil MALOKU