Prizreni do të bëhet me park të biznesit…

0

Qeveria e Kosovës me kërkesë të kryetarit Mytaher Haskuka, i ka dhënë në shfrytëzim komunës së Prizrenit, hapësirën për krijimin e Zonës së Veçantë Industriale të Lehtë “Parku i Biznesit”.

“Krijimi i kësaj zone industriale ka për qëllim ofrimin e saj në shfrytëzim për investitorët vendorë dhe të jashtëm, e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik në Komunën e Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.