Keksat më të shijshëm të kokosit për vetëm 15 minuta

0

Çfarë shkon më shumë ulur, të mbështjellur me një batanije, duke pirë një çaj? Disa keksa kokosi!
Nëse keni nevojë për të ngrënë dicka të ëmbël, atëherë kjo recetë është e shpejtë dhe perfekte.

Përbërësit që ju duhen:
100 gr miell;
100 gr sheqer;
200 gr kokos;
2 vezë;
1 lugë çaji pluhur për pjekje;

Mënyra e përgatitjes:
1. Përzini vezët dhe sheqerin së bashku.
2. Shtoni kokosin, dhe përzini.
3. Shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje dhe përzijeni prapë.
4. Lëreni këtë përbërje të ftohet për 30 minuta.
5. Lagni duart dhe formoni keksat.
6. Pjekni në 180 gradë për 15 minuta.