A mund të forcojë udhëtimi lidhjen tuaj?

0

Me siguri që keni lexuar shumë artikuj duke ju folur për të mirat e të udhëtuarit. Por a keni dëgjuar se udhëtimi mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes me partnerin tuaj?
Cili është çelësi i një marrëdhënieje të lumtur? Me siguri që shumica do të përgjigjeshit: Komunikimi.

Ne duket se komunikojmë më mirë me telefonat tanë sesa me partnerin tonë. Sa herë i përgjigjemi pa vështrim personit tjetër? Sa herë mendjet tona enden larg diku, duke na penguar që të jemi vërtet të pranishëm me të dashurit tanë?
Udhëtimi mund t’iu ndihmojë që ju të mos komunikoni vetëm me fjalë, por edhe me ndjenja, me gjeste, me shikime. Kur endeni në një vend ku askush nuk flet gjuhën tuaj, dhe ju nuk flisni gjuhën e tyre, çfarë bëni? A do të ndalnit komunikimin me njerëzit rreth jush? A do të ndiheshit të frikësuar?
Shumica e komunikimit tonë është jo-verbal. Ne mund të flasim në të njejtën gjuhë, të rriteni në familje dhe prapë mund të mos kuptoni njëri tjetrin.