5 Mënyra për tu shëruar dhe për të gjetur dashurinë prapë

0

Ndarjet janë gjithmonë të vështira. Sado që tingëllon e dëgjuar shumë shpesh më parë, por është e vërtetë që koha shëron çdo gjë. Ja 5 gjëra që mund të bëni në qoftë se jeni në një fazë të ndarjes dhe mendoni se nuk do ta gjeni dashurinë kurrë më.

  1. Gjeni pasionin tuaj;
    Është e lehtë të humbni vetën në një lidhje, ne shpesh harrojmë nevojat tona personale si dhe dëshirat. Gjithmonë kemi tendencë për tu fokusuar më shumë tek partneri ynë. Mirëpo kur gjeni pasionin tuaj të vërtetë kurrë nuk do të ndiheni të vetmuar, por të lumtur e të kompletuar.
  2. Dijeni vlerën tuaj;
    Është e rëndësishme të dini vlerën tuaj, jo vetëm në një lidhje por edhe në jetë. Është më e lehtë të fokusoheni në gjërat e këqija që keni, se sa në ato që ju bëjnë ju një person më të fortë. Fokusohuni në pikat e juaja të forta, dhe dijeni vlerën tuaj.
  3. Kurrë mos u dorëzoni;
    Është me të vërtetë e vështirë të dalësh prapë dhe të kërkosh personin e jetës suaj mirëpo ju duhet të keni kurajo dhe të gjeni lumturinë edhe në ditët më të vështira.
  4. “Unë jam më shumë se e kaluara ime”;
    Në mënyrë që të ecni përpara në jetë, së pari duhet ta harrojmë të kaluarën që po na mbanë prapa.
  5. Udhëtoni;
    Udhëtimi nuk është I mirë vetëm për shpirtin por edhe për zemrën. Ndonjëherë ju thjesht keni nevojë të kaloni ca kohë vetëm pranë detit.