Torreira i bashkohet Arsenalit, e konfirmon presidenti i Sampdorios

0
Sampdoria's Lucas Torreira celebrates after scoring the opening goal during the Italian Serie A soccer match between Sampdoria and Torino at the Luigi Ferraris stadium in Genoa, Italy, Saturday, Feb. 3, 2018. (Luca Zennaro/ANSA via AP)

Pas një sezoni mjaft të mirë me Sampdorian, Lucas Torreira zgjoi interesin e një sërë klubesh, që hapën një ankand për blerjen e tij. Gjithsesi duket se është Arsenal që ia ka dalë të marrë shërbimet e 24-vjeçarit uruguaian, duke paguar plot 30 milionë euro në arkat e Sampdorias.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i dorianëve, Ferrero, që tha se tashëm Torreira mund të konsiderohet një futbollist i “Topçinjve”.
Ferrero zbuloi gjithashtu se palët kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Torreira do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Lucas Torreira është i grumbulluar aktualisht me kombëtaren e Uruguait, për të luajtur në botërorin “Rusi 2018”, ku shikohet si titullar nga trajneri Oscar Tabarez.