Veseli e quan lajm të jashtëzakonshëm marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

0

Kryeparlamentari Kadri Veseli e mirëpret marrëveshjen e arritur për çështjen e emrit të Maqedonisë. Thotë se është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit. “Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinj, që t’i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit. Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë saj Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, shkruan Veseli.

“Përgëzoj, gjithashtu, bashkëkombasit tanë në këtë shtet për këtë arritje si dhe i falënderoj ata për qëndrimin konstruktiv dhe pro-integrimit që kanë mbajtur vazhdimisht”, ka shtuar Veseli.