Erdhi vera dhe ende nuk keni vendosur ngjyrën që do kenë flokët tuaj? Ekspertët japin sugjerimet e tyre

0

Stina e verës është periudha e shumëpritur, ku të gjithë kërkojnë të largohen nga rutina dhe lodhja e përditshmërisë. Një nga gjërat për të cilat shqetësohen vajzat gjatë kësaj stine janë flokët dhe ngjyra e përshtatshme që mund t’ju shkojë me lëkurën e nxirë.

Sipas kuratorëve të modes, këshillohet që gjatë stinës së verës të gjitha vajzat që i kanë flokët e lyera të qëndrojnë tek ngjyrat e hapura, çokollatë, lajthi, bjonde apo me dritë hije.
Por kini kujdes, siç mbroni lëkurën nga rrezet e diellit, mbroni dhe flokët. Mundohuni t’i mbani kapur gjatë kohës që jeni të espozuar dhe trajtojini çdo ditë në mënyrë që të mos thahen dhe të ruajnë shkëlqimin e tyre.