Këshilla për kujdesin ndaj lëkurës së thatë…

0

Ka shumë arsye pse lëkura thahet, disa nga to janë; gjenetika, dëmet nga mjedisi, dëmet që shkaktohen nga dielli , ndikimi i klimës në shëndet.
Pavarësisht shkakut, lëkura është e thatë dhe ju duhet të tregoni kujdes për të.
Diçka që e dini të gjithë, por duhet ta zbatoni, është kujdesi që duhet ta tregoni për ta mbajtur lëkurën në nivelin normal të lagështisë, transmeton ksp.

Vazhdimisht duhet të përdorni çka keni nevojë, ose sa keni nevojë, që lëkura të qëndrojë e lëmuar, kështu do të jetë më e lehtë që të jetë e hidratuar. Ky veprim i thjeshtë i përsëritur vazhdimisht mund të sjell ndryshime të mëdha për lëkurën e thatë.