5 maskat më luksoze të sugjeruara nga estetistët më të mirë…

0

Vetëm në këtë mënyrë ato e ruanin lëkurën nga plakja dhe e mbanin atë të butë dhe të mëndafshtë. Luksi për lëkurën tonë janë prodhimet e natyrës dhe maskat e bëra prej tyre. Nëse doni një lëkurë të re e të shndritshme evitoni kimikatet, estetistet, makiazhin e tepruar. Mbi të gjitha mos flini kurrë pa pastruar makiazhin nga fytyra.
Ne po ju japim 5 receta maskash për të mbrojtur fytyrën nga agresiviteti i dimrit.

  1. Maska me Avokado. Kjo është një maskë e përkryer për lëkurë të thatë që acarohet në dimër. Me një rirëse elektrike përzieni një avokado të qëruar me 1 lugë gjelle vaj ulliri 100% natyral, vaj bajamesh të ëmbla ose vaj suzami (të cilat janë perfekte për lëkurën e thatë e luspore). Aplikoje në fytyre dhe qafë, mbaje për 10-20 min. Në këtë mënyrë i ke dhënë lëkurës një tufë Vitaminash dhe Antioksidantesh të cilat do ta mbrojnë atë nga acarimi dhe tharja për shkak të të ftohtit të dimrit.
  2. Maska me kos. Nje kurë shumë e mirë për lëkurë të lodhur janë edhe probiotikët të cilat gjenden tek kosi. Aplikoni në fytyrë pak kos natyral për 10-15 minuta. Relaksohuni e më pas shëplajeni fytyrën me ujë të vakët e në fund të ftohtë. Kjo maskë rinon,dhe zbut lëkurën, stabilizon pH duke e mbrojtur nga influencat negative të ajrit dimëror.
  3. Maska me vezë. Një e bardhë veze është perfekte për lëkurat me yndyrë. Shpërndajeni në fytyrë një të bardhë veze të rrahur mirë dhe mbajeni 30 minuta. Maska do rifreskojë e tonifikoje lëkurën, dhe do të bëjë që ajo të duket shumë më e shëndetshme se më parë, pa treguar shenja lodhjeje apo ndikimi nga erërat dhe temperaturat e ftohta.
  4. Maska me Tërshërë. Kjo është nje kurë fantastike për lëkurë super të ndjeshme e të dëmtuar nga të ftohtët. Përzieni një masë të barabartë me tërshërë, mjaltë, një të verdhë veze dhe një lugë kafeje me vaj lini. Mbajeni në fytyrë për 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me shumë kujdes duke përdorur një peshqir të butë. Pas kësaj lëkura juaj do ndihet e rigjallëruar, e shëndetshme dhe rezistente.
  5. Maska me banane. Përzieni një banane me kos natyral dhe aplikojeni këtë masë të mrekullueshme nëpër gjithë fytyrën. Mbajeni për 30 minuta e më pas shpëlajeni. Do të zbusë lëkurën, do e ushqejë dhe hidratojë sa herë të keni nevojë. Mbi të gjitha kjo maskë do t’ju bëjë ta harroni të ftohtin dhe ashpërsinë që shëmton dhe plak lëkurën.
    Aplikojini këto maska sa herë ta ndjeni se lëkura e fytyrës ka nevojë për trajtim. Nëse keni pak kohë për veten përfitoni menjëherë.