Njihuni me të vetmin produkt që do t’ju shpëtojë njëherë e mirë nga flokët e vajisur

0

Jo të gjithë njerëzit kanë flokë të njëjtë. Dikush i ka të thatë, dikush të butë, të tjerë të vajisur e ka prej atyre që kanë flokë shumë të ashpër. Secili lloj floku ka shqetësimet dhe të mirat e veta, por flokët e vajisur janë ndoshta më problematikët. Kjo, sepse njerëzve u duhet ta lajnë shumë shpesh kokën për shkak se floku i tyre yndyroset shumë shpejt.
Përdorimi i shampove apo produkteve të tjera, ndonjëherë nuk jëp rezultatin e pritshëm prej jush. Kështu, për aq kohë se nuk keni një zgjidhje, flokët e vajisur mbeten një sfidë për ju. Por, nuk është nevoja të mendoheni gjatë, sepse zgjidhja është shumë më e thjeshtë.
Qymyri i drurit është përbërësi që ju duhet për ta rikthyer flokun e vajisur në një gjendje normale. Ai largon të gjitha papastërtitë nga flokët, duke iu kthyer atyre shkëlqimin dhe butësinë. Nëse keni flokë të yndyrosur, ky përbërës natyral ndihmon në absorbimin e vajit të tepërt nga flokët.

Mënyra 1
Për të hequr qafe këtë problem, mjafton të shtoni në shampo pak qymyr druri pluhur në shampon tuaj dhe të masazhoni kokën me të dhe lajini flokët si zakonisht.

Mënyra 2

Përbërësit:

1 ¼ gotë fara liri
2 lugë çaji qymyr druri pluhur
½ gotë ujë

Përgatitja dhe përdorimi:

Hidhni të gjithë përbërësit në një enë dhe përziejini mirë.
Aplikojeni përzierjen në flokë të lagur dhe më pas mbulojeni atë me një qese plastike.
Lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastaj, lajini flokët si zakonisht.