Aktivitet sensibilizues nga Drejtoria e Shëndetësisë për nderë të ditës botërore të hipertensionit…

0

Për nderë të ditës botërore të hipertensionit sot gjatë ditës është organizuar aktiviteti në ndërgjegjësimin e qytetarëve me presion të gjakut.

Si rrjedhojë, Drejtoresha e Shëndetësisë, Flaka Siçeca, në bashëpunim me infermieret e QKMF-së kanë realizuar këtë aktivitet sensibilizues me stafin e Komunës së Prizrenit.
“Në kuadër të ditës botërore të hipertensionit, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë së bashku me infermierët e QKMF-së ka bërë matjen e peshës, gjatësisë dhe tensionit arterial të stafit të Komunës së Prizrenit.

Hipertensioni, së bashku me sëmundjen e sheqerit dhe mbipeshën janë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve në ditët e sotme.

Aktivitetet parandaluese në formë të matjes së rregullt të vlerave të tensionit, matjes së rregullt të nivelit të sheqerit dhe këshillave për mënyrën e drejtë të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik janë tejet të rëndësishme për parandalimin e këtyre sëmundjeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
“Për nder të ditës botërore të hipertensionit, sot Drejtoresha e Shëndetësisë Flaka Siqeca, së bashku me infermieret e QKMF-së, na vizitoi në zyret tona duke na përkujtuar edhe njëherë se sa pak kujdesemi për shëndetin tonë.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut.

Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë, tha ekipi profesional që na vizitoi sot!”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizreni, Mytaher Haskuka./04online.info/