Kjo është maturantja simpatike e “Sami Frashërit” që mori vëmendjen e gjithë Prishtinës…

0

Kur është fjala për t’u dukur bukur vajzat shqiptare japin gjithçka nga vetja që të marrin vëmendjen e të gjithëve.

E kështu ka bërë edhe nxënësja e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Fjolla Ajdini e cila ditën e djeshme (e hënë, 14 maj) ka marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve që kishin dal t’i përcjellin maturantët e kësaj shkolle.

E veshur me një fustan të gjatë elegant, me ngjyrë blu të errët e të moderuar – ajo ka shkëlqyer ditën e djeshme teksa është shfaqur tejet e bukur.

Edhe grimin që kishte vendosur ishte në nivel, teksa për të ishte përkujdesur grimmerja e njohur për mrekullitë në këtë punë, Sellma Kasumoviq.Me buzët ngjyrë kafe të çelët e me flokët e lakuara nga fillimi deri në fund ajo ka treguar se është një vajzë simpatike

Fjolla përndryshe ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një vajzë shembullore. Ajo ka treguar për “GazetaBlic” se ka arritur të pranohet në dy Universite njëkohësisht, përderisa ende nuk e ka përcaktuar saktë se në cilin prej tyre do t’i vijojë studimet.

Njëri prej Universiteteve që është pranuar ndodhet në shtetin e Greqisë, e tjetri në atë të Bullgarisë.

Mund ta merrni me mend se një vajze që i pëlqen lënda e matematikës, nuk ka se si të mos jetë ndryshe nga shumë vajza të tjera. E ajo na ka treguar se është e zonja në këtë fushë, prandaj edhe ka pasur drejtimin natyrorë në gjimnazin “Sami Frashëri”.