Kjo maskë anti-plakje do t’ju bëjë të dukeni 10 vjet më të ri

0

Maskat anti-plakje janë çdo ditë e më të kërkuara. Nëse po ndiheni sikur lëkura e juaj po plaket, atëherë këtu është një recetë e duhur për ju. Maska që do t’ua mësojmë sot është e përbërë nga përbërës natyral, me veti të mëdha kuruese. Këta përbërës të kombinuar do ta bëjnë fytyrën tuaj të duket më e re dhe më se shëndetshme. Nëse e praktikoni rregullisht ju do të bëni parandalimin e duhur kundër rrudhave. Si një maskë efektive dhe krejtësisht natyrale ajo është e lehtë për tu përgatitur. Është maskë e lirë dhe përbërësit e saj gjinden lehtë.

Ja çfarë ju duhet:

-Banane: Ky frut është i pasur me potasium. Kështu që është shumë i mirë kundër rrudhave dhe minimizon ato të vjetrat.

-Xhenxhefil: Jo vetëm që redukton inflamacionin, por po ashtu është një antioksidant i fuqishëm.

-Vezë: ato përmbajnë shumë proteina dhe veti ri-gjeneruese. Njëri ndër përbërësit e tyre të veçantë, luteina, e ka aftësinë që ta ruajë yndyrën natyrore të fytyrës. Ajo i jep lëkurës elasticitet të madh.

-Vaj ulliri- është përbërësi me koncentrimin më të madh të vitaminave.

Ja si duhet të përgatitni këtë maskë:

1/3 e një bananeje të pjekur

1 lugë pluhur xhenxhefil të thatë;

1 lugë lëng të freskët xhenxhefil;

2 lugë vaj ulliri ose vaj bajamesh;

E bardha e një veze;

Udhëzime

Miksoni bananen me xhenxhefil dhe vaj. Kur të bëhet në formë të një paste shtoni të bardhen e vezës. Kur të krijohet një maskë e përshtatshme vendoseni në fytyrë. Lyeni qafën dhe gjoksin. Lëreni kështu për 15 minuta. Pastaj shpërlani fytyrën me ujë të ftohtë. Aplikoni një sasi të vogël në lëkurën tuaj paraprakisht dhe prisni disa minuta, për të parë nëse keni një reaksion alergjik. Për rezultate më të shpejta aplikoni këtë maskë rregullisht njëherë në javë. Provojeni këtë maskë anti-plakje, dhe na tregoni rezultatet!