Produkte pa afat në një Qendër Tregtare në Prizren, gjobitet kompania…

0

Inspektorati pranë Komunës së Prizrenit vazhdon të kryejë një punë të madhe, duke inspektuar gjithandej bizneset për të identifikuar produkte ushqimore me afat të skaduar.

Drejtoria e Inspektorateve ka paralajmëruar se të ardhmen do t’i publikojnë emrat e operatorëve ekonomik të cilësuar si të papërgjegjshëm përballë qytetarëve që veprojnë në Komunën e Prizrenit.

“Pas inspektimit rutinor të një Qendre Tregtare, inspektorët e veterinarisë sot përsëri kanë hasur në produkte ushqimore me afat të skaduar. Sipas procedurës, në këto raste subjekti afarist mbas procesverbalit gjobitet.

Është brengosëse përgjegjësia e ulët e disa Qendrave të mëdha Tregtare ndaj produkteve që shesin. Ndërmarrjet e mëdha afariste duhet të kenë edhe përgjegjësi më të mëdha ndaj qytetarëve. Rendi dhe ligji patjetër duhet të instalohet në Komunën tonë, ngase kjo papërgjegjësi shkakton dëm shëndetit të qytetarëve. Zyrtarët komunalë do të punojnë në vazhdimësi në këtë drejtim.

Si masë e fundit paralajmrojmë që në raste të tilla në të ardhmen do të bëjmë publike emrat e operatorëve ekonomikë të papërgjegjshëm që veprojnë në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info/