Rrënohen objektet që rrezikojnë të shemben në Prizren…

0

Komuna e Prizrenit sot ka filluar me rrënimin e disa objekteve të vjetra që janë të amortizuara dhe paraqesin rrezik nga shembja.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Konstatimi për rrënimin e këtyre objekteve është bërë pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave dhe me urdhër të Drejtorisë së Inspektoriatit ka filluar procesi i rrënimit. Këta objekte që nuk kanë vlera të trashëgimisë kulturore, gjenden kryesisht përskaj rrugëve dhe deri më tani kanë pasur rrezikshmëri të lartë nga shembja”, ka shkruar ai.