Kthejuni flokëve tuaj shkëlqimin e adoleshencës me këtë maskë…

0

Nuk është zgjidhje të shkoni çdo dy javë për të prerë majat e dëmtuara tek parukierja juaj. Me vlerë është përpjekja për të gjetur një zgjidhje me produkte natyrale dhe pa shpenzime si ky që po ju propozojmë.

Majat e djegura janë një ndër problemet më të zakonshme të flokëve, të cilat i bëjnë ata të humbasin shkëlqimin dhe butësinë. Nëse keni kërkuar prej kohësh një trajtim efektiv për majat e flokëve tuaj të thata dhe të ndara në dysh, tashmë ja ku e keni recetën.

Acidet yndyrore që përmban avokado janë shumë efektive në trajtimin dhe ringjalljen e flokëve të keqtrajtuar. Në këtë rast ju sugjerojmë që të kombinoni avokadon me vezë dhe me vaj ulliri për të forcuar majat e dëmtuara.

Ju nevojiten:
1 avokado
1 e bardhë veze
1 lugë vaj ulliri
Përgatitja:

Me anë të një luge gërryeni tulin e avokados dhe hidheni atë në një enë. Në të shtoni të bardhën e vezës dhe një lugë gjelle vaj ulliri.
Përziejeni duke krijuar një masë kremoze.
Aplikojeni masën në flokët tuaj dhe lëreni të veprojë për rreth 30-40 minuta.
Përdoreni çdo ditë ose në mungesë të kohës mund ta aplikoni tre herë në javë.