Ky është pluhuri magjik i dushit. Përdoreni për patur një lëkurë të bukur vetëm me një larje

0

Nëse keni probleme me lëkurën dhe doni që ajo të jetë e butë dhe me shkëlqim, maska e mëposhtme do t’iu vijë shumë në ndihmë. Kjo maskë është e përshtashme për fytyrën dhe gjithë lëkurën e trupit. Më poshtë keni udhëzimet përkatëse për të gjitha llojet e lëkurave.

Përbërësit që keni nevojë:

2 lugë miell gruri
2 lugë miell misri
2 lugë thjerrëza të kuqe
qiqra
1 lugë pluhur të drurit të sandalit
1 lugë gjelle rrënjë jamballi pluhur
Qumësht (nëse keni lëkurë të thatë)
Ujë trëndafili (nëse keni fytyrë të yndyrshme)
Gjizë ose kos (nëse keni fytyrë të përzier dhe të ndjeshme)
Përgatitja:
Shtoni të gjithë përbërësit në një enë dhe i përzieni mirë që të përftohet një masë kremoze.
Pluhuri juaj i dushit është gati. Merrni 1 lugë nga ky pluhur dhe aplikojeni në lëkurë.
Nëse keni lëkurë të thatë bëni një pastë të këtij pastruesi me qumësht.
Nëse keni lëkurë me yndyrë përdorni ujë trëndafili për të përgatitur pastën. Për lëkurë të ndjeshme ju mund të përdorni kosin.
Aplikoni këtë pastë në të gjithë trupin tuaj, kur të thahet, hidhini pak ujë dhe filloni ta fërkoni me lëvizje rrethore.Më pas shpëlani trupin me ujë të ngrohtë.