Agim Rexhepi përfaqësues i shoqatës “Miqtë e Amerikës” mbajti ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

0

Themeluesi i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi të hënën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me temë raportet shqiptaro-amerikanë dhe kontributi i kësaj shoqate në këto relacione. Fillimisht një fjalë hyrëse e mbajti Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, i cili e falënderoi përfaqësuesin e kësaj shoqate për kontributin e dhënë për miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve.  Rexhepi numëroi aktivitetet që ka organizuar kjo shoqatë ndër vite, duke theksuar bashkë organizimin me Qeverinë e Kosovës vizitën e Presidenti Bill Clinton më 2009, iniciativën për shpallje “Qytetar Nderi” nëpër komuna dhe “Dokctor Honoris Causa”  nëpër universitete të Kosovës të shumë personaliteteve nga SHBA që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, si Madeleine Albright, Wesley Clark, Bod Doll, Christopher Hill, etj.. Në fund të vizitës, në takim përfaqësuesit e kësaj shoqate i priti edhe Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj i cili i falënderoi për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur para studentëve të UPZ-së, duke theksuar si mirëpresin nismat nga kjo shoqatë edhe në të ardhmen./Ramadan Baraliu – Zyrtar për Informim në UPZ/