Pastrojeni fytyrën me vaj kokosi dhe sodë buke tri herë në javë! Ja çfarë do t’ju ndodhë brenda një muaji

0

Produkti i fituar nga kombinimi i këtyre të dy përbërësve është tejet efektiv dhe kushton shumë pak para.

Më e mira e këtij produkti qëndron te fakti se është natyral dhe i sigurt për çdo lloj lëkure, transmeton Telegrafi.

Vaji i kokosit njihet për vetitë e veta antibakteriale, shëruese etj. Ndërsa soda e bukës është tejet e mirë për trajtimin e akneve dhe rikthimin e balancimit të pH-së së lëkurës.

Përbërësit:

– Sodë buke

– Vaj kokosi

Sasia e përbërësve të përdorur varet nga lloji i lëkurës. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdoreni vajin e kokosit dhe sodën e bukës në një proporcion 2:1. Ndërsa, nëse dëshironi ta përdorni produktin si një shtresues, atëherë përgatiteni atë në një proporcion 1:1.

Përgatitja:

Vendosni dy lugë gjelle sodë buke në një tas dhe shtojani vajin e kokosit.

Përzieni dy përbërësit mirë derisa të krijohet një pastë. Produkti duhet të jetë paksa i trashë, por fillon të shkrihet në temperaturë të dhomës.

Pastrojeni fytyrën me atë produkt duke e fërkuar produktin në fytyrë me lëvizje rrethore. Ose thjesht mund ta vendosni produktin në fytyrë dhe ta lini ashtu për disa minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.