Abdixhiku thotë se SBASHK-u në fushatë u rreshtua me PAN-in

0

Lumir Abdixhiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar çështjen e grevës së mësimdhënësve në vend
Ai ka kujtuar marrëveshjen parazgjedhore të koalicionit PAN me SBASHK-un dhe me këtë rast ka kritikuar edhe Sindikatën për uljen në tavolinë me PAN-in duke thënë se kjo “s’ishte hiç fer”.

“Të dashur mësimdhënës, kjo foto është bërë gjatë fushatës së fundit nacionale. Asokohe sindikata e juaj kishte nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Koalicionin PAN. Ndonëse ulja juaj në këtë tavolinë politike s’ishte fer hiç, e animi partiak i sindikatës ishte i paprecedent, juve iu ishte dhënë megjithatë një fjalë – një premtim elektoral. Në këmbim të votës suaj, Haradinaj e Veseli do t’ua rrisnin pagat për 30%. Qysh në vitin e parë e thanë. Sapo erdhën në pushtet, njëri Kryeministër e tjetri Kryeparlamentar, rritjen e vetme që bënë ishte për pagën e vet. Për plot 100% madje. Thanë se s’kishin para për kravatë. Më pas punësuan zëvendësministra, këshilltarë e asistentë – u bënë plot 400 sosh. Falën borxhe 50 milionëshe, dhuruan po aq në autostradë, shtuan lista false, e kur ju erdh radha juve, thanë tash më s’kemi më para”, thotë Abdixhiku.

Deputeti i LDK-së thotë se ndonëse mund të mos pajtohen të gjithë me kërkesat e SBASHK-ut e me idenë që plot të rinj e të reja sot në sektorin privat s’marrin hiç apo marrin tre herë më pak.

Prandaj, Abdixhiku kërkon nga Sindikata që të insistojë që fjala publike të ketë peshë, që premtimi elektoral të ketë vlerë. “Që politikanët të mendohen mirë para çdo premtimi e fjale që japin në publik, e që sindikata t’u jep çfarë ju shet. Fjala publike e marrëveshja me laps duhet të kenë pasoja. Në fushatë jeni instrumentalizuar; në fushatë jeni mbajtur lartë; tash mos pranoni asgjë më pak”, përfundoi Abdixhiku.