7 mënyra për t’u çliruar nga stresi dhe ankthi brenda 10 sekondash

0

Mendimet që shkaktojnë ankth dhe stres i kanë ndjerë të gjithë të paktën një herë në ditë. Efekti i tyre është i menjëhershëm dhe aspak i pëlqyeshëm, kështu që secili prej nesh mundohet t’i largojë, por jo gjithmonë ja arrijmë. Nëse do i ndjeni sërish ju këshillojmë ta ndihmoni veten tuaj për t’u çliruar nga negativiteti me këto mënyra.

1.Fokusohu në frymëmarrjen tënde dhe numëro për 10 sekonda.

2.Përqendrohu tek ndjesia që kanë këmbët e tua kur prekin tokën.

3.‘Skano trupin’, e thënë ndryshe përqendrohu me radhë në të gjitha pjesët e trupit nga koka tek këmbët dhe shiko çfarë të pëlqen dhe çfarë jo.

4.Imagjino rrezet e diellit, të ngrohta dhe të shndritshme që shkëlqejnë sipër kokës tënde.

5.Lëre mendjen të mendojë gjithçka që dëshiron.

6.Mendo për dikë që e do shumë dhe imagjino sikur sa herë merr frymë, ti tërheq ankthin e tij, ndërsa kur e nxjerr frymën i jep gjithçka të mirë që ke në vete. Lumturia që i japim të tjerëve edhe me imagjinatë ndikon tek ne për mirë.

7.Fol me veten siç do flisje me një shok.