5 gjëra të çuditshme që ndodhin në trupin tuaj

0

Të gjithë jeni hasur me momente kur në trupin tuaj ndodhin ndjesi apo veprime të cilat ju janë dukur të çuditshme. Më poshtë ju sjellim një listë të tyre sipas ‘Health24’:

1-Gishta të rrudhosur. Kur ju i keni gishtat e duarve apo të këmbëve të zhytur në ujë ato rrudhosen. Kjo ndodh në mënyrë të tillë që gishtat të kenë më shumë mundësi për të mbajtur diçka. Pra kapja e një objekti është me e lehtë kur jeni të lagur.

2-Lëngu i portokallit ka shije të çuditshme pasi ju lani dhëmbët. Pastat e dhëmbëve përmbajnë një detergjent të quajtur sulfat sodium loril, i cili bllokon receptorët që kapin shijen e ëmbël. Një arsye tjetër është se truri e ka të vështirë të njohë se ju keni konsumuar diçka të ëmbël. Kjo i hap rrugë molekulave të hidhura të arrijnë tek receptorët e ëmbëlsisë.

3-Këmbë/krah i “vdekur”. Kur ju jeni të ulur në një pozicion për një kohë të gjatë dhe më pas lëvizni nuk do ta ndjeni këmbën apo krahun. Kjo ndodh për shkak të shtypjes së përkohshme të nervave dhe sinjali nuk shkon në tru që ju të mund ta ndjeni këmbën ose krahun.

4-Mornica në fundshpinë. Disa thonë se kjo ndodh kur kalon mes për mes një fantazmë, por në fakt është thjesht një shenjë se në trupin tuaj po kalon adrenalinë.

5-Ndjesia sikur rrëzoheni gjatë gjumit. Kjo është një lëvizje e pavullnetshme e quajtur lëvizje hipnagogjike. Kur ju jeni duke ëndërruar trupi juaj paralizohet për vetëmbrojte, por ndonjëherë ju filloni të ëndërroni përpara se trupi juaj të jetë “fikur” totalisht. Ndodh shpesh kur jeni të lodhur ose të stresuar.