15 vjet i martuar dhe sërish dhe ka një raport të shkëlqyer me të shoqen, sekreti i Elvis Nacit qenka i thjeshtë

0

Teologu i njohur, imam i xhamisë së Tabakëve në Tiranë, është mjaft popullor dhe gjerësisht i vlerësuar jo vetëm për aktet e bamirësise, por edhe për daljen nga kornizat e një kleriku të ngurtë përmes përcjelljes së imazhit të një njeriu të hapur dhe mbështetës të mendimit ndryshe. Dhe Elvis Naci duket i mendon e  zbaton dhe vetë ato që thotë. Këtë e treguar fare qartë me pohimet e tij në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, ku foli për faktorët që çojnë në dhunë në familje, shkruan Bordo.al.

Teologu rrëfeu se pas 15 lidhjeje, ka një raport të shkëlqyer me të shoqen dhe kjo për shkak të hapësirës që i lë dialogut. I kam thënë gruas sime, “nëse ka krisje nuk ia vlen të vazhdohet një martesë ku humbet dashuria, joshja dhe gjerat nuk shkojnë ashtu sic duhet. Sforcimi çon në vrasje”. Naci mendon se  divorci duhet të pranohet me qytetari. “Ka ose martese të suksessshme, ose divorc normal, kjo duhet të kuptohet. Kur nuk funksionon nuk është kiameti. Një familje e sforcuar është vuajtje. Atëherë po të kuptosh këtë, përse vret? Përse lë fëmijët pa prindër”, është shprehur ai.