12 gjërat që i ndodhin trupit kur ndaloni të pini duhan

0

Ndonëse thuajse të gjithë njerëzit sot janë të vetëdijshëm për rreziqet që i sjell pirja e duhanit, vetëm në Amerikë rreth 38 milionë qytetarë pinë duhan.

Sipas të dhënave, zakonisht pirja e duhanit është më e zakonshme në vendet më të varfra, te meshkujt, te njerëzit që nuk kanë kryer shkollë, te ata që janë të varfër, si dhe te ata që kanë strese psikologjike.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore.

Në fakt, vetëm në një cigare gjenden rreth 5,000 kimikale të ndryshme.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, pirja e duhanit shkakton më shumë vdekje në vit sesa shkaktarët e mëposhtëm së bashku:

– HIV-i

– Abuzimi me droga

– Abuzimi me alkool

– Aksidentet motorike

– Incidentet me armë

* Mbi dhjetëfish qytetarë amerikanë kanë vdekur nga pirja e duhanit sesa që është numri i viktimave në të gjitha luftërat e SHBA-së

* Pirja e duhanit i shkakton rreth 90% të të gjitha vdekjeve të kancerit në mushkëri.

Kanceri në mushkëri shkakton më shumë vdekje te femrat sesa kanceri i gjirit

* Pirja e duhanit e rritë rrezikun e shkallës së vdekjes te të dy gjinitë

* Vlerësimet tregojnë se pirja e duhanit e rritë rrezikun:

– Për sëmundjet e zemrës deri në katërfish

– Për sulmet e trurit deri në katërfish

– Te meshkujt për zhvillimin e kancerit në mushkëri deri në 25fish, ndërkaq te femrat deri në 25.7fish

Pirja e duhanit mund ta lehtësojë stresin përkohësisht, por shkaku i efekteve negative nuk ia vlen ta bëni këtë.

Më poshtë e keni listën me mënyrat se si trupi shërohet pasi e lini duhanin:

1: Rikthehet në normalitet niveli i oksigjenit në trup brenda 8 orëve që e lini duhanin

2: Kur e lini duhanin, ju forcohen shqisat e nuhatjes dhe shijes

3: Qarkullimi i gjakut përmirësohet brenda 20 minutave që e lini duhanin

4: Pasi e lini duhanin, ju do të keni më pak probleme me koll dhe infeksione

5: Do të keni më shumë energji

6: Pas 5-10 vjetëve që e lini duhanin, rreziku i sëmundjeve të zemrës barazohet me të një personi që nuk ka pirë duhan asnjëherë

7: Frymëmarrja përmirësohet dukshëm, ku pas vetëm tre muajve kapaciteti i mushkërive rritet për 40%

8: Pas pesë vjetëve, rreziku i kancerit në lukth, gojë, fyt, ezofag dhe mushkëri zvogëlohet për 50%

9: Sistemi i imunitetit forcohet

10: Goja mban aromë më të mirë

11: Bëheni më mendjemprehtë

12: Flokët tuaj bëhen prapë të shëndetshëm sepse qelizat fillojnë të shërohen. /Telegrafi/